Lajmet e fundit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se lufta me shtetin e Serbisë ende nuk ka përfunduar.
Argumentimi i Berishës është se asnjëherë nuk u shpallë një gjë e tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ky është komenti i plotë i Berishës në Facebook:
LUFTA ME SERBINË NUK KA PERFUNDUAR... Lufta me Serbinë nuk ka përfunduar sepse një gjë e tillë nuk është bërë me ndonjë vendim nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së apo institucion tjetër i Kosovës që nga përfundimi luftës, për këtë mendoj se lufta me Serbin vazhdon të jet e hapur. Ka vendime e marrëveshje për demobilizim, shpartallim thën më mir deri në baltosje të UÇK-së por jo edhe vendim zyrtar se lufta me Serbin ka përfunduar. Ndërsa Serbia në Kushtetutën e vet vazhdon ta trajtojë Kosovën si pjesë integrale të saj dhe se nuk ka kërkuar falje për krimet e saj ndaj vendit tonë , ndërsa në bisedimet në Bruksel zyrtarët serb thonë se po takohen me përfaqësues të Prishtinën e jo me zyrtarët shtetëror kosovarë. Serbia vazhdon të ketë struktuarat e veta në Kosovë dhe ti financoj ato duke sfiduar shtetin e Kosovës në të gjitha poret e jetës, ndërsa qeveritarët tan nënshtrohen para këti armike deri aty sa të dyshoshë në ata se pjellë e kujt jan këta mostruma. Z.B