Lajmet e fundit

Deputeti i NISMA, Zafir Berisha ka thënë se mesazhi i nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nulnad që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk lidhet aspak me opozitën kosovare, transmeton Klan Kosova.
“Victoria Nuland nuk ka pas nevojë me u taku me opozitë sepse ajo mesazh kryesor sipas ambasadorit Delaëie ka pas me luftu korrupsionin, e koka e korrupsionit dhe krimit të organizuar është në krye të institucioneve që po pengojnë integrimet evopjane, jo të opozitës.”
“Gjakovarët do te thonin ,,mualife, ndërsa prizrenasit ,,muabetollsum,, kërkesave që hajduti ta zen hajdutin ose këtyre shprehjeve me zhargonin e ri, te korruptuarve ti thuash që ta luftojnë korrupsionin.”
“Kërkesa për ta luftuar korrupsionin nga Hashimi dhe Isa nënkupton se ata janë të pastër e të korruptuar janë qytetarët, pensionist, student, arsimtar, mjek, bujq,blektorë, e të papunët”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.