Lajmet e fundit

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka dalë para veteranëve që janë futur brenda oborrit të kuvendit të Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje për qetësi, dhe të mos dëmtojmë hapësirat përreth, njofton Klankosova.tv.
“Na nuk jemi pak, jemi shumë, jemi ne që e kemi bo luftën që e kem bo këtë shtet, ju keni të drejtë në cdo gjë por një gjë duhet ta dini, se këto instuticone, këto pemë, këta policë që janë detyruar me mbrojt institucionet janë vëllezërit tonë”, është shprehur Berisha.
“Ne duhet t’i mbrojmë, mos gaboni të dëmtoni asnjë pemë që, asnjë gjë që është përreth”.
“Mos dëmtoni policinë, mbani protestë dinjitoze, prandaj mos dëmtoni asgjë”.