Lajmet e fundit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, mori pjesë për herë të parë që nga marrja e detyrës së ministrit, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.
Me këtë rast, ministri i FSK-së i njoftoi deputetët mbi gjendjen e trashëguar në këtë ministri në FSK, gjendjen aktuale, objektivat strategjikë të tij për zhvillimin e Forcës, bashkëpunimin me partnerët strategjikë dhe shtetet e rajonit, bashkëpunimin me NATO-n, KFOR-in, përfshirjen dhe integrimin e komuniteteve në FSK si dhe mbi procesin e planifikuar të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK).
Ai i informoi deputetët edhe për planet për transformimin e Forcës së Sigurisë në FAK, hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim, transparencën e plotë të procesit, koordinimin e gjithanshëm institucional e politik si dhe koordinimin me aleatët strategjikë, transmeton Klan Kosova.