Lajmet e fundit

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e NISMA, Zafir Berisha ka thënë se rrjedha logjike gjithmonë ka treguar se në raste të ndonjë mosmarrëveshje mes dy palëve fajtori herët a vonë është i pari që kërkon falje dhe pajtim.
Ai këtë e ka thënë duke komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.
“Sjelljet prej infantili të Hashimit në raport me Serbinë, na nxjerrë në një fushë që nuk kemi qenë, për tu pajtuar me dikë që as falje nuk ka kërkuar për gjenocidin që kanë bërë në Kosovë.
"Ideja e sëmur e Hashimit për pajtim, na bënë fajtorë për luftën që kemi bë për liri!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.
“Edhe zakonet kanunore që Hasha i Burojës i përdorë kur është në pyetje prapanica e tij nuk e arsyetojnë idenë e të bërit fajtor pa qenë”, ka përfunduar ai.