Ndonëse ka qenë mes 140 votave konsensuale që votoi reformën në drejtësi 8 vjet më parë, Sali Berisha duket se po të mund të kthente kohën pas, nuk do e ngrinte kartonin jeshil.
I ndodhur përball kësaj drejtësie të re, që e ka marrë dhe të pandehur për korrupsion, Berisha nuk e fsheh se kërkon ta zhbëjë atë.
“Këtë dokument dhe dokumente të tjera të Komisionit të Venecias, i cili ka ekspertizën më të mirë, më të arrirë në fushën e jurisprudencës, ne do i shndërrojmë në ligje themelore të reformës në drejtësi”, tha ai.
Si argument këtë herë i shërbeu një dokument i Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropiane, që në leximin e Berishës, rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri.
“Vetingu nuk duhet të përdoret si një procedurë zëvendësuese e masave disiplinore”, theksoi Berisha.
Kur i duhet të flas me emra, ai nuk mendohet dy herë.
”Vetingu u bë për të kaluar nga demokracia në diktaturë, për të seleksionuar një grup mercenarësh të cilët nuk hetojnë krimin elektoral, siç është Dumani”.
Javën e shkuar kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u shpall kampion anti-korrupsion nga amerikanët edhe për shkak të goditjes në nivele të larta. Për këtë, zv. Sekretari Amerikan i shtetit, të enjten, në 5-vjetorin e SPAK-ut, kërkoi që prokurorëve të SPAK-ut t’u lejohet të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Por Berisha jo vetëm që nuk e jep votën pro, por ka plan krejt të kundërt për Dumanin.
“Nuk i njoh të gjithë të SPAK, por ata që unë kam emrat e tyre, me në krye Dumanin, ata meritojnë vetëm burgun, dhe jo mandatin e dytë e të tretë”, përfundoi Berisha. /abcnews.al
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.