Lajmet e fundit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar Kosovën në përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës
"Te dashur miq, sot qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që janë kremtojnë ditën e tyre të dytë më të madhe të lirisë në histori, pavarësinë e Kosovës, ditën që na bëri në një komb të lirë".
"Sot është dita që të përulemi me mirenjohjen me te thelle ndaj kjutimit të ndritur të arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që luftuan dhe ranë per t'u bërë të pavdekshëm, kundër pushtuesve barabare gjatë shekullit që kaloi, për lirinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, për Pavarësinë e Kosovës".
"Një mirënjohje të veçantë le t'u shprehim ne sot NATO-s, miqve tanë, që çështjen e lirisë së Kosovës e bënë çështje të lirisë së tyre dhe ndërmorën për çlirimin e saj kundër pushtueseve të Beogradit ofensivën ajrore më të fuqishme të Pasluftës së Dytë Botërore", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.