Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për ballafaqimin Qeveri – Vetëvendosje, nënshkrimin e marrëveshjes Serbi– Kosovë si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë: Haki Abazi dhe Besnik Berisha.
Besnik Berisha, këshilltar për çështje juridike i kryeministrit, ka kundërshtuar pretendimet e Abazit se në arrestim policia kishte përdorur forcë të tepruar, transmeton Klan Kosova.
"Çfarë tha Abazi nuk ka lidhje me me atë se si duhet të veprojë policia".
"Raste të tilla ndodhin plotë po ka rastisur që Alban Morina nga mediat është spikatur".
"Kësaj i thuhet pikërisht drejtësi - drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Por, asnjëherë kurrë nuk duhet të pajtohemi që dikush kërcënon me emër e mbiemër dhe i thotë dikujt na sonte, ishte kërcënim real".
"Forcat e rendit kanë detyrim të intevenojnë".
"Ne nuk duhet ta kemi lluksin që të mendojmë: qenka djali i kryeministrit, apo u kërcënua ministri dhe qenka fundi i botës! Ne duhet të mendojmë që të reagojmë sa më shpejtë në kohë. Mediat nuk i spikasin rastet tjera me qindra që ndodhin".