Lajmet e fundit

Berisha shkruante në Fb se sipas tij Policia thotë: “Mos kujtoni se jane tritole!!?!”.
Por Berisha mendon se “ne fotot e meposhteme tregohet nje makine ne autostraden Levan – Vlore, te ciles pas eksplozionit te tritoli motorri i fluturoi ne autostrade ndersa karkasi ne kanal. Cunat e Sajmir Shullazit deklaruan se nuk ishte tritol por doli nga rruga per te mos u perplasur me nje automjet tjeter?!?!. Kurse foto tjeter tregon nje makine ne flake po ne autostraden Levan – Vlore, per te cilen perseri çunat e krimit njoftojne se nuk eshte tritol por aksident qe po hetohet?!?! Kjo eshte menyra se si po ulet numri i tritoleve te perditeshme ne Shqiperi.”
Ish-kryeministri nuk e saktëson se nga e ka burimin e saktë që nuk bëhet fjalë për aksidente por tritole, megjithatë ai ka dashur të shprehë mendimin e tij të lirë me sa duket.