Lajmet e fundit

Një nga politikanët i cili ka thënë se qenë cak i sulmeve nga profilet false të Facebook-ut, Zafir Berisha, ka folur për këtë dukuri në Edicionin Special.
Ai deklaroi në Klan Kosova se çështjen e llogarive të rreme e kishte ngritur qysh moti, edhe më herët se kur ushtroi detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, në vitin 2020.
Ish-deputeti deklaroi se kjo puna e "Lule Gjelit" do "të na bëhet Gjeldeti".
"Në fakt nuk bëhet fjalë për një individ, por për qindra, e për mos me thënë mijëra profile false në rrjetet sociale", deklaroi Berisha.
Ai shtoi se këtë e bëri me arsyen se po shtrembërohej e vërteta.
Ndiqni deklarimin e plotë: