Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, në seancën e ditës së sotme ka folur për shëndetësinë.
Sipas tij, aferat korruptive sidomos në sferën e shëndetësisë nuk janë diçka e re.
“Aferat korruptive nuk janë diçka e re në Kosovë, psh siç është afera e stendave”.
“As afera me tendera nuk është risi, e për fat të keq korrupsioni është krijuar si një kulturë që duhet luftuar”.
“Kohën e fundit është bërë e shpesht largimi i kuadrave të specializuara nga Kosova, sepse këtu nuk e shohin prespektivën”, është shprehur Berisha.