Lajmet e fundit

Sali Berisha, ish kryeministri i Shqipërisë nga Partia Demokratike Shqiptare, ka thënë se janë bërë 600 ditë që nga dita kur Edi Rama, kryeministri aktual nga Partia Socialiste ka ardhur në pushtet.
Në një shkrim të postuar më faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, ai ka thurur një varg kritikash për qeverisjen e Ramës me Shqipërinë.
Këto ditë u bënë 600 ditë të qeverisjes së piktorit dështak dhe në këto dy vite qeveria e tij ngriu rrogat.
Ai, një muaj më parë rriti me 1 milion lek në muaj vetëm rrogën e vetë, të ministrave dhe suitës së tyre dhe nuk ka rritur në dy vjet asnjë qindarkë pagën minimale e as rrogat e punonjësve të tjerë.
Ai ka shkruar se për Shqipërinë ka vetëm një zgjidhje:
Vetëm revolucioni demokratik do shpëtojë shqiptarët nga rënia e lirë në varfëri dhe mjerim”.