Lajmet e fundit

Komentatori Engjëll Bërbatovci, ka komentuar meçin mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshuas, ku ky i fundit triumfoi në rundin e dytë me nokaut.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Bërbatovci tha se pavarësisht humbjes, Prenga u dha emocione të mëdha shqiptarëve në rundin e parë, transmeton Klankosova.tv.
“U gëzova shumë për Prengën në rundin e parë, dhe mendova që po e rrëzon, edhe po më duket si po e them këtë fjalën magjike ‘he fituam’, po rrotullohet fati. Rundi i parë ke më i miri që kemi përjetuar ndonjëherë si shqiptarë në histori të boksit, prej kohës së Luan Krasniqit”, u shpreh ai në Klan Kosova.