Lajmet e fundit

Berati është një prej bashkive ku numërimi i votave për kryetarin nuk ka përfunduar ende.
Në kutitë e fundit ka patur ankesa nga opozita për procesin. Deri tani 4 kuti janë cilësuar si me probleme, pasi mungojnë fletë votimi apo kode të sigurisë, transmeton Lapsi.al.
Sipas përfaqësuesve të opozitës, këto kuti janë të zonave të thella. Ata kanë akuzuar përfshirjen e përfaqësuesve të mazhorancës në administrimin e kutive në komunën Roshnik.