Lajmet e fundit

Tre ushtarë të repartit në Vërtop të Beratit janë plagosur ditën e sotme. Ata kanë qenë duke pastruar një depo nga mbetjet luftarake në kohën kur ka shpërthyer një kapsollë.
Të plagosurit janë Lutmir Gjata, 27 vjeç, Mariglen Çela, 26 vjeç dhe Marin Xhini, 27 vjeç. Në gjendje më të rëndë ndodhet Lutmir Gjati, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Dy të plagosurit e tjerë pasi morën ndihmën mjekësore lanë spitalin e Beratit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, transmeton Lapsi.al