Lajmet e fundit
Ismet Beqiri: Personaliteti i njeriut nuk formohet për një vit, as për një parë zgjedhje, e as përmes mbështetjeve në portale.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka folur për zhvillimet e fundit në LDK.
Ai në një intervistë për BotaPress tha se kushdo që është i pakënaqur brenda Lidhjes Demokratike duhet fillimisht të kontrollojë ambiciet personale.
“Unë e kuptoj se njerëzit janë të pakënaqur, kanë dëshira e ambicie. Por, edhe ambiciet duhet të jenë reale”.
“Njerëzit që kanë pasur pretendime kanë kontaktuar me njerëz, kanë lobuar, kanë dëshiruar ta marrin besimin e delegatëve, nuk kanë arrit dhe duhet të pajtohen me këtë”.
“Duhet të mësohemi të flasim me fakte”.
“Ata që nuk i shohin ndryshimet e mira në LDK janë vetëm taksirati i vetvetes, asgjë më shumë”.
Beqiri theksoi se anëtarët e LDK-së duhet t’i respektojnë vendimet e partisë.
“Është mirë që secili të bije në tokë dhe ti respektoj vendimet e partisë”.
“Personaliteti i njeriut nuk formohet për një vit, as për një parë zgjedhje, e as përmes mbështetjeve në portale. Ajo që është e rëndësishme se biografitë e njerëzve kanë ngritje e rënie, por është periudhë e gjatë për t’u formësuar si personalitet dhe kush e di këtë dhe e kupton më herët i bien më mirë”.
“Gjithë ata që bëjnë zhurmë pa llogo të LDK nuk e kanë asnjë shansë që të jenë ku janë sot”, tha Beqiri.