Lajmet e fundit

Pas ngjarjes së seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, në një konferencë për shtyp ka folur Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Beqiri është shprehur se opozita nuk dëshiron të debatohet e të flitet për marrëveshjet të cilat i kundërshtojnë.
Ai gjithashtu ka folur për kërkesën e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshja e 25 gushtit, njofton Klan Kosova.
“Ky është një vendim i Kuvendit dhe është bërë ratifikimi i kësaj marrëveshje, e atje parashihet edhe krijimi i Asociacionit ku ky kuvend ka vendosur me 2/3”.
Beqiri është shprehur se secili që bënë këso lloj veprimesh duhet të mbajë përgjegjësi.
“Kuvendi ka një rregullore, në bazë të cilës duhet të veprohet”.
“Çdo kush që e shkel ligjin, kushtetutën e rregulloren atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se është Kuvendi vendi ku duhet të diskutohet dhe të argumentohet.
Ai madje, është shprehur se nëse bindet që marrëveshja për demarkacionin është në dëm të Kosovës atëherë ai do të votojë kundër.
“Kur të vjen ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin, e si të dëshmohet që do të humben hektarët e Kosovës unë jam i pari që nuk do të votojë”.
“Le ta dëshmojnë ata se do të humbasim këto hektarë, por këta nuk po lejojnë që të diskutohet”.
“Nëse e kemi keq ne mazhoranca, ShBA-të, BE-ja e këta e kanë me të drejtë, atëherë edhe ne pajtohemi”.
“Nëse argumentohet e kundërta, unë edhe shumë të tjerë nuk do ta ratifikojmë marrëveshjen”.
Beqiri u shpreh se sigurimi në seancën e ditës së sotme nuk e ka kryer punën si duhet.
“Si ndodhi që u lejua gazi lotsjellës, nuk ka rëndësi, por me rëndësi është që ka çaluar sigurimi”.
Ai tha që Kuvendi duhet të vazhdojë punën e tij, dhe të zhbllokohet kjo situatë.
“Kryesia si organ kompetent do të dalë me qëndrime se si do të veprohet në ditët në vijim”
“Por debatet nuk duhet të zhvendoset jashtë këtij objekti”.
“Sa a do të thirret seanca prapë apo jo, këtë veprim e merr kryesia, por kuvendi duhet të zhbllokojë punën”.
Por nëse vazhdohet senanca javën e ardhshme, ai shprehet që deputetët nuk duhet të rrezikohen siç ka ndodhur sot dhe javën e kaluar.
“Unë mendojë që po rrezikohet jeta e deputetëve, edhe pse kjo mund të duket e rëndë nëse thuhet kështu, por kjo është e vërteta”.