Lajmet e fundit

Pas përmbylljes së seancës së sotme të Kuvendit, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është shprehur që këto veprime janë mungesë e argumenteve.
“Gazi lotsjellës është një dëshmi që në mungesë të argumenteve përdorin mjete të dhunshme”.
Beqiri, është shprehur që këto veprime nuk i përkasin përfaqësuesve të popullit, njofton Klan Kosova.
“Kjo është një metodë e rrugaqëve”.
“Unë nuk i quaj deputetët rrugaqë, por këto janë metoda të rrugaqëve”.
Gjithashtu Beqiri është shprehur që partia e tij nuk do ia plotësojë dëshirën deputetëve opozitar e të largohen nga seanca.
“Dëshira e opozitës është ta lëshojmë seancën”.
“E ne kërkojmë që ta vazhdojmë seancësn, edhe pse këta përdorin veprime antidemokratike”.