Lajmet e fundit

Por, dhe këtu, edhe pse Ismail Kadare është i pranishëm tash 15 vite në tregun letrar gjermanofolës letrar njeriu mund të konstatojë: një mungon, njëri mungon, vet Ismail Kadare! Mungon në televizione, radio, gazeta gjermane, ku flitet për letërsinë e librat, mungojnë kritikat e mëdha, mungon në festivale e shtëpitë e mëdha të letërsisë. Mungojnë edhe çmimet e mëdha të cilat sidomos Gjermania i ka me aq bollëk. Në Frankfurt, Berlin, Leipzig, ku Kadare është një i njohur i madh por i cili sërish lihet në qetësi dhe nuk ngjet konfrontimi me veprën e tij. Thënë edhe më ndryshe, janë pothuajse të njëjtat gazeta (përfshirë edhe këtë gazetë) dhe pak a shumë të njëjtët kritikë letrarë ata që për vite të tëra janë marrë dhe vazhdojnë të merren gjerësisht me Ismail Kadarenë, duke provuar që lexuesit t’ia shpjegojnë botërat e këtij autori të madh.
Njëkohësisht, tregu letrar gjerman vazhdon gjumin kur ky shkrimtar është në pyetje. Por pse? Dhemb dhe çudit: Kadare, Kalorësi i Legjionit të Nderit në Francë, Kadare, fituesi i parë ndërkombëtar i Man Boooker Prize, Kadare fituesi Princit të Asturias, Kadare fituesi i Jerusalem Prize, dhe Kadare, tash e sa vite top favoriti për Çmimin Nobel, ende vazhdon të mos merr çmimet e mëdha letrare në Gjermani.
Mjaft më me ankesa, sepse kemi rastin të festojmë diçka. Një përkthim dhe botim të ri nga Kadare. Dhe pikërisht në këtë libër flitet për temën tonë, letërsinë dhe zanatin në fjalë, për autorët dhe botën e tyre. Dhe sërish, s’ka si të jetë ndryshe, për diktaturën dhe totalitarizmin. Me këtë “Muzgu i Perëndive të Stepave” përkthyer me shije prej shqipes nga Joachim Röhm, kemi në gjermanishte një prej botimeve qendrore nga ky autor.
Do ta njohim këtu një Kadare krejt tjetër, para së gjithash për shkakun që asnjë nga romanet e tij nuk është më autobiografik siç është ky. Mendimtari shqiptar flet këtu për veten si shkrimtar të shekullit 20. Tregimi është i vendosur në Moskën e fundviteve 50, ku përfaqësuesit e letërsisë në Bashkimin Sovjetik dhe republikat e saj janë mbledhur brenda kulmit të një shtëpie për letërsi apo shkrimtar- Institutit Maksim Gorki. Të gjithë të ngarkuar me dy çmenduri. Mësimin dhe ushtrimin e zanatit letrar që për qëllim ka çuarjen në lavdi dhe me këtë pavdekësi. Dhe duhet të mësojnë t’i shërbejnë ideologjisë dhe kolektivit. Dhe sado që kjo ideologji nga jashtë quhet e njihet si e kuqe në fakt nuk është gjë tjetër pos një të përhiture depresive e cila ndjehet ngado. Prej apartamenteve të shkrimtarëve të cilët jetojnë pranë njëri tjetrit në një kulm e deri tek eskapadat e tyre në alkohool e shkëmbime shoqesh. Këtu pra, në Institutin Maksim Gorki, duhet të mësohet edhe zeja e propagandës së jo individualitetit të individit: një pamundësi në të cilën secila qenie njerëzore që shkruan vetëm mund të dyshojë.
Rrëfimi në fjalë, qe botuar si një tregim në një revistë letrare dhe vetëm mëpas si roman në vitin 1981 së pari në Francë. Dhe vetëm pas këtij leximi më është bërë e qartë se sa i rëndësishëm dhe çfarë mësimi ishte për Kadarenë qëndrimi në Moskë ku duhet të ketë ndryshuar pikëpamjet për botën, ku duhet të ketë mësuar peshën e fjalës, dhe ku kishte parë domosdoshmërinë të mos ndahej nga ky manuskript. Më shumë se 18 vite është marrë Kadare me këtë tekst duke u ballafaquar me gjeografinë dhe zotërat e dalur nga stepat ruse dhe ata që veten e shohin si krijuesit e tyre.
Për adhuruesit e Kadaresë ky roman është i rëndësishëm sepse do të përjetojnë autorin e tyre krejt tjetër- autobiografik dhe ironik. Për kundërshtarët e Kadaresë, ata pra që atij i bëjnë akuzën e afërsisë me regjimin dhe komunizmin ky libër mund të jetë një lektyrë dhe leksion për atë sesi autori shqiptar e përjeton dhe përshkruan regjimin komunist. Të habitur dhe mrekulluar do të jenë edhe ata që nuk e kanë lexuar kurrë Kadarenë por për këtë duan ta dinë sesi ka funksionuar një kamp për zanatin e shkrimtarëve. Dhe do të çuditen se sa pak dallime ka mes Qendrave për Creative Writing të kësaj jete me atë jetë të para 50 viteve. Sepse janë të njëjtat ëndrra, synime e dëshpërime. Sqimataria deri në narcizëm, përfoljet dhe përgjimet, xhelozia dhe shtirja. Vetëm aspekti i tmerrit, spiunimit të ndërsjellë, do të duhej t’ua kalonte plaçkitësve të sotëm të ideve.
Fjala është për kohën Bashkimit Sovjetik të shekullit të kaluar. Tepër larg, pjesërisht si fantazmagori- prandaj edhe më shumë fantazmagori- kaq e njohur. Sepse sot përgjimi është edhe më jopersonal, ubikuitar, teknik, anonim. Dhe sërish, kur Kadare këtu tregon për veten dhe përjetimet e tij nga shekulli i kaluar, nuk e prek vetëm atë kohë, por edhe kohën në të cilën jemi duke jetuar: Totalitarizmin e Perandoritë, profetët e lexuesit e ëndrrave, mitet dhe ndeshjen e civilizimeve. Përkundër kësaj dhe pikërisht për këtë shkak na del në këtë roman të mrekullueshëm të Kadaresë një individ i pakrahasueshëm, një shkrimtar inteligjenca krijuese dhe ngrohtësia njerëzore e të cilit triumfon mbi të gjitha. Ngushëllim më të madh nuk mund të ketë!
Teksti është botuar në të përditshmen më të njohur njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
klankosova.tv