Lajmet e fundit

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se duhet një hetim i detajshëm për rastin e arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq, njofton Klan Kosova.
“Nëse e shikojmë gjendjen e krijuar pas deportimit apo dëbimit nga Republika e Kosovës të gjashtë shtetasve turq, konsideroj se në shikim të parë është një akt i pahijshëm nga institucionet tona”, tha Beqa në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Duhet ta shikojmë sa më shumë se a i kanë respektuar organet përkatëse ligjin përkatës, në këtë rast ligjin për të huaj”.
“Sai përket debatit në parlament, konsideroj që debati është i mirë”.
“Qytetarët duan ta dinë se çfarë ka ndodhur, a është respektuar kushtetuta e Republikës së Kosovës, të drejtat themelore të njeriut”.
Beqa tha se duhet kërkuar një hetim i detajshëm i kësaj situate, dhe në rast se del që ka pasur shkelje të procedurave, atëherë të jepet edhe përgjegjësi penale për këtë.
“Jam ithtar i asaj që ne duhet ta kërkojmë një hetim detaj të kësaj situate, e para”.
“E dyta, të shikojmë a janë ndjekur të gjitha procedurat".
"Nëse kemi pasur shkelje të procedurave atëgerë ata që i kanë shkelur këto procedura të përgjigjen”.
“Por mos të japim deklarata populiste në fatkeqësi të familjarëve turq”.
Beqa tha se as Turqia nuk duhet ta përdorë Kosovën për problemet e veta, por as ne nuk mundemi me i marrë problemet e Turqisë.
Ai po ashtu shprehu keqardhje për familjet anëtarët e të cilave u arrestuan të enjten e kaluar.
“Më vjen keq për familjet e atyre që kanë ndodhur, më vjen keq për gjashtë qytetarët turq”.
“Ka pasur afat prej shtatë ditësh që në mënyrë vullnetare të largohen nga Republika e Kosovës”.
“Është veprim i pahijshëm në shikim të parë por duhet t’i presim raportet nga organet përkatëse, dhe pastaj të merren masat dhe veprimet konkrete”.
“E nëse ka pasur mosveprime apo veprime të tepruara nga AKI, policia dhe ministria, atëherë duhet të jepet edhe përgjegjësi penale”.
https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1931184783593373/