Lajmet e fundit

Beogradi nuk do e pranojë propozimin e SHBA-ve për të njohur Kosovën, që u bë nga presidenti amerikan Donald Trump në letrën dërguar Aleksandër Vuçiq për ditën e Shtetësisë se Serbisë, shkruan Novosti, transmeton Klan Kosova.
Novosti shkruan se kjo thirrje e Trump është skandaloze dhe se pala serbe atë e sheh si “aksion të sinkronizuar për ta vënë në kurth Serbinë për ta pranuar pavarësinë e Kosovës”.
Trump në ditën kur i ka shkruar Hashim Thacit për t’ia uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ia dërgoi letrën në fjalë edhe presidentit Vuçiq.
Ai u ka kërkuar edhe njëherë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje brenda këtij viti.