Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar sot me shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë, Natalya Apostolova, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim është biseduar për çështjen e Demarkacionit i cili pritet të votohet të enjten në Kuvendin e Kosovës.
Klan Kosova mëson se deputetët e Listës Serbe gjatë ditës janë takuar edhe me ambasadorët e huaj në Kosovë, të cilët janë munduar që të bindin deputetët që ta votojnë Demarkacionin.
Katër nga nëntë deputetët janë që të shkojnë në Kuvend, por që ta abstenojnë marrëveshjen, ndërsa të tjerët kanë thënë se do të jenë pro Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Megjithatë duket se për këtë çështje do të vendos Beogradi.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se nesër do të jetë dita finale, kur deputetët e Listës Serbe do të bisedojnë më zyrtarë në Beograd dhe pastaj të vendosin përfundimisht se a do të jenë të enjten në Kuvend dhe si do të veprojnë sa i përket marrëveshjes së demarkimit me Malin e Zi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.