Lajmet e fundit

Marrëveshja mbi gjyqësorin, e cila është arritur në Bruksel në kuadër të dialogut të Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishme për vlerësimin e përgjithshëm të progresit dhe me siguri do të kontribuojë në hapjen e kapitujve me BE-në, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai gjatë një konference për shtyp ka thënë se Beogradi është për vazhdimin e dialogut me Prishtinën që është neutral ndaj statusit, por kjo "do të thotë se Prishtina çdo bisedë e fillon me fjalët "gjenocid" dhe "pastrim etnik", i cili dyshohet se është kryer nga Serbia", raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Prishtina, theksoi ai po shfaq nervozizëm për shkak se ka pak suksese në skenën ndërkombëtare
Kryediplomati serb njëjherit rikujtoi deklaratën e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulriche Lunacek e cila kishte thënë se i vinte keq që pesë vendet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën.
Kjo tha Daçiq ,tregon se sa shumë presion po bëhet jo vetëm mbi Serbinë, por edhe shtetet anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën.
Duke folur për takimin e Vishegradit që u mbajt në Varshavë, ku ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj tha se Serbia ka faj për luftërat në ish-Jugosllavi, Daçiq theksoi se para se të vendoste që të largohej nga takimi priti se çfarë do të jetë reagimi i përfaqësuesve të BE-së.
Sipas tij, ky reagim mungon.
"Ndoshta kam gabuar, por asisoj kam menduar. Nervoza mu largua kur thashë se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, e Hoxhaj tha se do ta njohë", shtoi ai.
Tema e konferencës në Varshavë, ishte komponenti i sigurisë dhe pajtimit, kujtoi Daçiq duke thënë se "për çfarë lloj pajtimi mund të flitet pas asaj çka tha Hoxhaj", transmeton Klan Kosova.