Lajmet e fundit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë drejtoreshës së Shërbimit të Jashtëm Europian për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst, se Beogradi është i gatshëm që t’i vazhdojë bisedimet me Prishtinën, e në anën tjetër, zyrtarja e Bashkimit Europian, i tha kryeministrit serb se Brukseli është i përkushtuar që të garantojë progres në dialog.
Vuçiq ka theksuar se Beogradi është në gjendje gatishmërie që t’i vazhdojë bisedimet me Prishtinën dhe t’i diskutojë të gjitha çështjet që lidhen me implementimin e marrëveshjes së Brukselit, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri ka thënë se shpreson që rundi i ri i bisedimeve do të jetë i suksesshëm për shkak se kjo është shumë e rëndësishme për stabilitet dhe prosperitet në të tërë regjionin.