Lajmet e fundit
Asi francez nuk e ka besimin e tifozëve, të cilët para tij preferojnë të riun Mariano dhe Morata

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema po kalon momente jo të mira këtë edicion, ku përveç mungesës së golave, ai ka humbur edhe besimin e tifozëve.
Në një sondazh të bërë nga AS, 46.16 për qind e votuesve duan që në El Clasico të luaj talenti i ri Mariano, që në ndeshjen e mbrëmshme në Copa del Rey shënoi hat trick.
I dyti në listë edhe pse është i lënduar është Alvaro Morata me 35.49 për qind të votave, ndërsa Benzema është vetëm i treti dhe i fundit me 18.35 për qind.