Lajmet e fundit
Sulmuesi i Real Madridit dhe përfaqësueses franceze ka hequr të gjitha dyshimet për formën e tij me kombëtaren pasi shënoi dy herë në fitoren 4-0 të Gjelave ndaj Armenisë.

Karim Benzema ka thënë se kritikët e pelqejnë më shumë se ç’duhet, pasi i dha fund agjërimit të golave në 12 ndeshjet e tij të fundit për Francën.
Sulmuesi i Real Madridit shënoi dy gola, plus një asist për Antoine Griezman, dhe pas ndeshjes që u luajt në Nice ai heshti kritikët.
“Nuk e di nëse ka debat për këtë gjë”.
“Jam i lumtur që fituam, por kam dëgjuar disa njerëz të thonë se nuk isha i lumtur dhe se nuk dua që të luaj për Francën, por ato gjëra s’janë aspak të vërteta”.
“Ndjehem i lumtur kur luaj për përfaqësuesen. Dua që të fitoj tituj me të”.
“Ndoshta disa kanë probleme, brenga, apo më pëlqejnë më shumë se ç’duhet, nuk e di”.