Lajmet e fundit
Shefi i Real Madridit i ka ofruar mbështetje sulmuesit pas suspendimit nga përfaqësuesja e Francës të premten.

Rafael Benitez e ka përshkruar Karim Benzeman si “person të mrekullueshëm” pas një jave të rënë për francezin.
Benzema u suspendua nga përfaqësuesja në pritje të një vendimi për një hetim ligjor ndaj tij, lidhur me dyshimin për shantazh ndaj bashkëkombasit të tij Mathieu Valbuena.
Megjithë problemet nëpër të cilat ka kaluar, Benz shënoi dy gola në fitoren 4-1 ndaj Getafes fundjavën e shkuar, para se të shënonte hat-trick në shkatërrimin 8-0 që Los Blancos i bënë Malmos në Ligën e Kampionëve.
“Më shqetëson suspendimi i tij nga Franca, por ne e përkrahim atë 100 për qind”.
“Ai është person i jashtëzakonshëm dhe lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.