Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Rafa Benitez ka folur vetëm fjalë të mira për Cristiano Ronaldon pas shënimit të pesë golave nga ana e tij.
“Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë aktualisht. Por nuk mund të them në përgjithësi pasi nën urdhrat e mia kam pasur shumë lojtar të mirë”.
Këto fjalë të mira kanë ardhur pas rikthimit të formës së mirë të Ronaldos.
Pas tre javëve në La Liga, Real Madrid pozicionohet në vendin e dytë me shtatë pikë të grumbulluara, ndërsa para saj gjendet Barcelona, transmeton Klan Kosova.
Portugezi nuk kishte mundur që të gjejë golin deri në udhëtimin në Espanyol, ku qëlloi pesë herë.