Lajmet e fundit
Tony Kroos është mesfushori më efikas në Evropë. Por, gjermani sezonin që shkoi ka luajtur në pozitën e mesfushorit defansiv, duke u kufizuar shumë. Prandaj, Rafa Benitez është në kërkim të një shkatërruesi.

Rafa Benitez e ka të qartë se në cilat pozita duhet përforcuar Real Madrid, në mënyrë që sulmi të jetë efikas, por edhe mbrotja të mos ketë probleme.
Trajneri i ri i mbretërve pas analizës që i ka bërë skuadrës ka ardhur në përfundim se i duhet një mesfushor shkatërrues, sidomos tash që Sami Khedira është drejt largimit.
Dy alternativa për këtë gjë janë Casemiro e Illara, por spanjolli mendon se i duhet një tjetër, më kualitativ, në mënyrë që t’u hiqet barra defensive Kroosit, Modriqit e James, paçka se në ekipet që ai ka drejtuar e gjithë skuadra kontribuon në fazën e mbrojtjes.
Mbi të gjitha, Rafa është duke u munduar që ta kthej Kroosin që shkëlqeu në Kupën e Botës vitin e kaluar. Ish mesfushori i Bayern Munchen ka bërë punë të jashtëzakonshme edhe si mesfushor defansiv sezonin që lam pas, por kjo nuk është pozita e tij e dëshiruar, diçka që e dinë të ty, ai dhe trajneri.