Lajmet e fundit
Real Madridi ka fituar dy nga tre ndeshjet e parasezonit, gjë që ka ngritur entuziazmin e trajnerit Rafa Benitez.

Dy fitoret e fundit të skuadrës ndaj Manchester Cityt dhe Interit kanë ngritur moralin e lojtarëve dhe kanë ripërtërirë vetëbësimin e Benitezit dhe ndihmësve të tij, që shohin se planifikimi dhe program trajnues po sjellë rezultate.
Benitez e ka ditur për punën e madhe që ka para vetes që kur arriti në Madrid. Të gjithë në dhomat e zhveshjes ishin të mësuar me mënyrën e punës së Carlo Ancelottit dhe dinin pak mbi taktikat që mund të sillte shefi i ri. Për më shumë, kishin vuajtur mjaft trajtimin e keq nga Jose Mourinho.
Megjithatë, pak nga pak, menaxheri dhe lojtarët janë duke u mësuar me njëri tjerin, duke përpunuar sistemet që përdoren nga lojtarët në fushën e lojës.
Këto kanë bërë që Benitez të jetë shumë i lumtur me rezultatet duke dëshiruar që lojtarët të bëjnë edhe pak më shumë që gjithçka të arrijë perfeksionin.
“Lojtarët kanë qëndrim të mirë. Kjo do të thotë që duhet të mbrohemi dhe të sulmojmë sa më me taktikë. Pak nga pak skuadra është duke u përmirësuar dhe jam shumë i lumtur me punën që jemi duke bërë”, tha Benitez pas ndeshjes ndaj Interit.