Lajmet e fundit

Shefja e Grupi Parlamentar të Nismas, Valdete Bajrami në një postim në Facebook, ka thënë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e kanë humbur kontrollin e tyre, e kjo sipas saj është vërejtur në konferencën e tyre për shtyp më 17 shkurt, njofton Klan Kosova.
Bajrami ka thënë se ata madje kështu po nxisin edhe luftë civile në vend me deklaratat e tyre.
Ky është postimi i plotë i Bajramit:
“Që nga 17 Shkurti, pra pas protestës gjithëpopullore e madhështore, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kanë humb kontrollin mbi sjelljet dhe deklarimet e tyre, i ka kapur paniku se populli kur donë të mobilizohet e dinë këta dy mirë se çka do t'i gjenë. Se e kanë humb kontrollin mbi sjelljet e tyre e dëshmuan po me të 17-in, kur u vërsulen të mbajnë konferencë dhe të shprehin urrejtjen e tyre ndaj opozitës dhe ndaj popullit që protestuan në mënyrë të qetë, dinjitoze, paqësore dhe madhështore. Aty u shprehën hapur se ata janë në gjendje edhe të nxisin luftë civile vetëm e vetëm t'i ruajnë pozitat e tyre, bile bile ai që po pretendon që të bëhet president, ai përdori gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes së konfliktit.
Por, prapë këta nuk ndaluan me urrejtjen ndaj opozitës dhe ndaj qytetarëve.
Këta vazhduan atë që nuk patën mundësi ta realizojnë me 17 Shkurt e bënë me të 19-in në Kuvendin e Republikës duke i nxjerrur zvarrë përfaqësuesit e popullit, duke ushtruar dhunë ndaj deputeteve dhe deputetëve të opozitës, e duke përjashtuar të gjithë deputetët opozitarë nga seancat.
A thua kjo na qenka demokracia që kjo dyshe Mustafa/Thaçi po ia ofron qytetarëve? Qytetarëve të cilët i quajtën shtazë e
ISIS...Duke mos ju mjaftuar dhuna, regjimi policor dhe arrestimet politike, ata nuk kanë të ndalur duke u prononcuar e duke ofenduar çdo qytetar të vendit, e kulmi i fyerjeve ishte deklarata e Isa Mustafës ku ofendoi të gjitha gratë, nënat dhe motrat tona, ashtu siç veproi Kadriu e Jabllanoviçi disa muaj më parë.
Të nderuar qytetarë e qytetare të vendit tim, kjo qeveri jolegjitime duhet sa më parë të shkojë, për të mirën e vendit dhe për të ardhmën e fëmijëve tanë. Ju jeni ata të cilët duhet të ia tregojnë këtu se ku e kanë vendin këta njerzëz.
E këta vendin mund ta kenë ku të donë, por vetëm në institucionet të cilat i kanë shkelur e rrënuar nuk e kanë.
VB”