Lajmet e fundit

Barcelona do të luajë me Benfikan në kuadër fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Blaugranët do synojnë të këndellen pas humbjes nga Bayern Mynich në ndeshjen e parë.
Benfica në ndeshjen e parë ka barazuar me Dynamo Kyiv, por në kampionatin portugez janë në formë të lartë duke fituar të katër ndeshjet e para.
Ansu Fati është rikthyer te Barcelona, dhe mund të futet në lojë prapë nga banka rezervë.
Adel Taarabt do të rikthehet dhe do të jetë në dispozicion për t’u përballur me Barcelonën, teksa Jorge Jesus është në dyshim që të kthehet në formacionin startues.
Statistikat e dy skuadrave:
Benfika ndeshjen e parë kundër Barcelonës në garat evropiane e ka fituar në finalen e Kupës Evropiane në vitin 1961, me rezultat 3-2, por që atëherë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga gjashtë takimet e tyre të fundit, me tri barazime dhe tri humbje.
Barcelona është e pamposhtur në tri ndeshjet në udhëtim me Benfikën, me një fitore dhe dy barazime. Ndeshja e tyre e fundit ishte në tetor të 2012, ku fituan 2-0 nën trajnerin Tito Vilanovan.
Memphis Depay ka shënuar në dy ndeshjet e tij të mëparshme në UEFA Champions League kundër Benficas, të dyja për Lyon në fazat e grupeve 2019-20 (dy gola). Sidoqoftë, ai nuk bëri asnjë goditje të vetme në ndeshjen kundër Bayern Munich për Barcelonën, hera e parë që ai filloi një lojë të Ligës së Kampionëve dhe nuk kishte një goditje në portë. /Klankosova.tv/.
Formacionet e mundshme:
Benfica: Odysseas Vlachodimos; Lucas Verissimo, Nicolas Otamendi, Jan Vertonghen; Valentino Lazaro, Julian Weigl, Joao Mario, Alex Grimaldo; Rafa Silva, Darëin Nunez, Roman Yaremchuk.
Barcelona: Marc-Andre ter Stegen; Oscar Mingueza, Gerard Pique, Ronald Araujo, Sergino Dest; Sergio Busquets, Pedri, Frenkie de Jong, Philippe Coutinho; Memphis Depay, Luuk de Jong.