Lajmet e fundit

Trupi jonë përbëhet nga 60% ujë dhe e shfrytëzon këtë lëng në të gjitha qelizat, në të gjitha organet, e po ashtu, edhe për rregullimin e temperaturës dhe për funksionet e tjera trupore.
Për shkak se trupi humb shumë ujë gjate djersitjes, frymëmarrjes dhe tretjes, është shumë e rëndësishme që të rrini të hidratuar dhe vazhdimisht të pini ujë, duke mos i harruar ushqimet që përmbajnë këtë substancë.
Se për sa ujë ka nevojë trupi i njeriut, varet nga sida faktorë, si klima në të cilën jetoni, sa jeni aktivë fizikisht si dhe a vuani nga ndonjë sëmundje e caktuar.
Uji ua mbron indet dhe palcën kurrizore
Uji bën shumë më shumë se sa që ua shuan etjen dhe rregullon temperaturën e trupit – ai po ashtu ju ndihmon ta mbani trupin të hidratuar ju ndihmon që të rrisni lagështinë në geto zona senzitive, po ashtu edhe në gjak, eshtra dhe tru.
Uji u ndihmon ta pastroni trupin
Uji adekuat ju ndihmon që t’i hidhni jashtë papastërtitë e trupit, përmes djersitjes dhe urinimit. Veshkat dhe mëlqia do ta kenë shumë më të lehtë funksionimin nëse ushqehen me shumë ujë.