Lajmet e fundit

Uji është i mirë, këtë e dimë të gjithë. E dëgjojmë pafundësisht se duhet të pimë shumë ujë. Pas së gjithash uji është komponent vital për trupat tanë, le të mos harrojmë se jemi të përbërë 80% nga uji.
Por a dëshironi ta bëni ujin edhe më të mirë për sistemin tuaj? Vetëm shtojini mjaltë.
Ndonëse mund të mendoni se mjalti është përplot me sheqer dhe i ëmbël, është ëmbëlsi e shëndetshme. Të pini një gotë ujë të vakët me mjaltë për çdo ditë, është një kombinim shumë i shëndetshëm dhe parandalon shumë sëmundje.
Lëkura juaj do të jetë më e pastër
Për shkak të vetive anti-oksiduese të mjaltit, lëkura juaj do të jetë shumë më e pastër .
Do të jeni më imunë
Mjalti është i pasur me shumë elemente që janë përshpejtues të sistemit imun.
Do të humbni peshë
Për shkak se sheqeri që përmban mjalti është natyral e jo sikur sheqeri i bardhë, dhe këto sheqerna natyrale do t’ju ndihmojnë që ta mundni dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira si torta dhe çokollata .