Lajmet e fundit

Lojtari i ri i Manchester United, Rasmus Hojlund, është informuar nga ish-trajneri i tij se ai nuk është aq i talentuar sa ish-sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner.
Djajtë e Kuq kanë investuar 72 milionë funte për ta transferuar Hojlundin, sulmuesin më të shtrenjtë që kanë blerë ndonjëherë.
Besim i konsiderueshëm po tregohet te sulmuesi 20-vjeçar, pasi ai po ndjek hapat e bashkëkombësit Bendtner në rrugën e tij drejt skenës së Premier League.
Christian Mouroux ka punuar me të dy sulmuesit danezë gjatë fillimit të karrierës së tyre dhe ai e sheh dyshen duke sjellë cilësi të ndryshme në fushë.
Mouroux, i cili drejtoi Hojlund në moshën 12-vjeçare, ka thënë për The Sun: “Një krahasim i mirë mund të bëhet me superyllin tjetër në rritje që kishim Nicklas Bendtner. Të dy janë numër nëntë, të dy shumë fizikë dhe kanë këtë vezullim në sy. Ata janë me humor, të hapur dhe zbavitës”.
Megjithatë, Mouroux e sheh Bendtnerin si lojtar më të talentuar se Hojlundi.
“Bendtner ishte ndoshta një futbollist më i talentuar natyrshëm, por kjo ndoshta e bëri atë t'i merrte gjërat më lehtë dhe të ndikohej nga gjithçka që të prek nga jashtë kur bëhesh një superyll”.
“Ai ka mentalitetin e duhur për këtë. Ai është kaq i disiplinuar. Ai është shumë i vetëdijshëm se çfarë bën puna e vështirë për ju dhe është puna e vështirë që e ka sjellë atë këtu ku është sot.”
Bendtner nuk arriti të shkëlqejë te Arsenali, pavarësisht se shënoi 45 gola në 171 paraqitje, dhe u pensionua në moshën 33-vjeçare në gusht të vitit 2020.
Hojlund ka bërë vetëm një paraqitje për United deri më tani, kur debutoi në humbjen ndaj Arsenalit.