Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Arsenalit u lirua nga skuadra para përfundimit të kontratës dhe edicionin tjetër mund të luajë në Championship.

QPR i ka ofruar Nicklas Bendtner rikthim në futbollin anglez.
Danezi është lojtar i lirë pasi u lirua nga Wolfsburg, ku qe transferuar nga Arsenal në vitin 2014.
Ai regjistroi vetëm 13 paraqitje në Bundesliga edicionin e shkuar dhe tani mund të kthehet në Angli, pasi shefi i QPR Jimmy Floyd Hasselbaink është duke synuar që të përforcojë sulmin.