Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Marokut mbetet me shpresë se mund të fillojë stërvitjet me bashkëlojtarët e tij brenda dy javësh.

Bayern Munchen ka marrë lajme të mira pasi Medhi Benatia është afër që të kthehet nga lëndimi që e mbajti për një kohë jashtë fushave të blerta.
Marokeni qe lënduar në fitoren 2-1 të skuadrës kampione të Bundesligës ndaj Hoffenheimit më 22 gusht.
Benatia mbetet me shpresë se së shpejti mund t’u kthehet stërvitjeve dhe të kthehet në ndeshjet me skuadrën brenda muajit.
“Jam përmirësuar shumë”.
“Shpresoj që të jem i gatshëm për t’u stërvitur brenda 10-14 ditësh”.
Benatia ka kontratë me skuadrën nga Allianz Arena deri në qershor të vitit 2019.