Lajmet e fundit

Ben Affleck është parë të mërkurën pasdite me një xhaketë të gjelbër pas një takimi zyrtar në Santa Monica.
Aktori 43 vjeçar i filmit Batman është vënë re se në gisht nuk e ka unazën e martesës, por bëhet e ditur se ende nuk dëshiron të divorcohet nga gruaja e tij Jennifer Garner.
“Edhe pas një viti, ata ende po i shqyrtojnë gjërat. Ben ende nuk e dëshiron divorcin dhe me gjasë edhe mund t’ia arrijë synimit”, ka thënë një burim për revistën People, transmeton Klan Kosova.