Lajmet e fundit

Sekretari për Strehim dhe Zhvillim Urban nën administratën e Donald Trump, Ben Carson iu referua skllavëve si “imigrantë” gjatë një fjalimi të hënën për punëtorët e departamentit.
“Kjo është Amerika, një tokë e ëndrrave dhe mundësive”, tha Carson.
“Kishte imigrantë të tjerë që erdhën në fund të anijeve të skllevërve, punuan më gjatë e më fortë për më pak fitim.”
“Por, edhe ata e kishin një ëndërr se një ditë bijtë, bijat dhe nipërit e tyre do ta ndiqnin prosperitetin dhe lumturinë në këtë tokë”, përfundoi ai, shkruan US Today, transmeton Klan Kosova.