Lajmet e fundit

Deputeti Ben Blushi është zgjedhur kryetar i partisë LIBRA.
Nëpërmjet një votimi elektronik brenda partisë, Blushi ka arritur të marrë 95% të votave kundrejt kandidatit tjetër Neritan Seferkolli me 5% të votave
LIBRA zgjodhi edhe 20 anëtarët e saj, të cilët gjithashtu u zgjodhën përmes votimit elektronik, shkruan Ora News.
"Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem votimi tërësisht elektronik, i garantuar, i fshehtë, i drejtpërdrejtë dhe demokratik me standardet më të larta. LIBRA kreu zgjedhjet e para për organet drejtuese, zgjedhje të cilat rezultuan demokratike dhe një shprehje e lirë e vullnetit të anëtarëve të LIBRA", thuhet në deklaratën e kësaj partie.
Në këtë deklaratë thuhet poashtu se "në përputhje me Statutin neni 11, i cili parashikon kriterin e barazisë gjinore në anëtarët fitues të Bërthamës, rezultojnë fitues 15 femra që kanë marrë më shumë vota dhe 15 meshkuj që kanë marrë më shumë vota".