Lajmet e fundit

Por, a ka nisur Affleck një lidhje të re dashurie?
Më herët gjatë javës revista “People” ka raportuar se aktori është ndarë sërish nga producentja e “Saturday Night Live”, Lindsay Shookus.
Affleck dhe Shookus jetojnë shumë larg nga njëri-tjetri, prandaj edhe u tha se lidhja e tyre e dashurisë në distancë është një nga arsyet pse çifti sërish janë ndarë.
“Ajo ka fëmijën dhe punën në Neë York derisa Ben ka familjen dhe punën e tij në Los Angeles. Ata e duan dhe respektojnë njëri-tjetrin, por e kanë kuptuar se kështu nuk mund të vazhdojnë”, ka thënë një burim i afërt me ta.
Çifti ishin ribashkuar muajin e kaluar pasi ishin ndarë pak para se aktori i njohur të shkonte në rehabilitim për problemin e tij me alkoolin.
Ata paraprakisht kanë qenë në lidhje dashurie për një vit.