Lajmet e fundit

Ben Affleck dhe Jennifer Garner ndonëse janë ndarë, ata janë ribashkuar për festën e Pashkëve bashkë me fëmijët e tyre.
Yjet të cilët janë ndarë pas martesës së tyre 10 vjeçare janë parë bashkë me fëmijët e tyre Seraphina ( shtatë vjeçare dhe katër vjeçarin Samuel ndërsa fëmija i tyre më i madh Violet ka munguar.
Affleck kishte veshur një palë pantollona ngjyrë të errët ashtu si edhe një xhaketë ngjyrë të njejtë dhe një këmishë të bardhë, transmeton Klan Kosova.
Ai e mbante në duar djalin e tyre më të ri ndërsa për dore mbanin të dy vajzën e tyre Seraphina në Los Angeles në Kaliforni.
Ndërsa ish bashkëshortja e tij 43 vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë.
Të dy janë shprehur shumë herë nëpër intervista se ndonëse janë ndarë dhe nuk janë më bashkë, prioritet pë rata do të jenë fëmijët e tyre.
“Jeta nuk është gjithmonë ashtu si e mendojmë. Ne po e bëjmë më të mirë tonë duke vënë në prioritet fëmijët tanë dhe gjithçka tjetër është sekondare” ka thënë Ben në një intervistë, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë gjithashtu se ish bashkëshortja e tij është e mrekullueshme si prind dhe gjithashtu është dikush që ai e admiron dhe kanë mbetur shokë të mrekullueshëm ndonëse janë ndarë.

