Lajmet e fundit

Manchester United po përgatitet që ta bëjë një ofertë për mbrojtëin e Arsenalit, Hector Bellerin, ndonëse Juventus mbetet favorit për t’i siguruar shërbimet e tij, sipas Daily Mirror.
Topçinjtë kërkojnë një shumë të majme për spanjollin, kontrata e të cilit skadon më 2023.
Përderisa Zonja e Vjetër është kandidatja kryesore për mbrojtësin e djathtë, edhe Djajtë e Kuq mund të ndërhyjnë, në rast se Jose Mourinho dëshiron ta përforcojë këtë pozitë në formacionin e tij.