Lajmet e fundit

Duket sikur Bella Thorne dhe Scott Disick zyrtarisht kanë mbaruar udhëtimin e tyre në Kanë të Francës.
Aktorja e famshme udhëtoi drejt Kanës nga Los Angeles me Scott në fillim të kësaj jave dhe më pas u panë së bashku në qytetin romantik, ku edhe po ndodh festivali i filmit.
Ditë pasi Bella dhe Scott janë parë shumë të afërt, ai më pas u pa me ish të dashurën e tij Chloe Bartoli, transmeton Klan Kosova.
Të enjten, një nga fansat e Bella’s shkroi në Twitter duke thënë: “Duke pritur që Bella të bëjë një cicërimë se ajo nuk po flet me Scott dhe se ajo është me dikë tjetër”.
“Hahaha unë nuk jam duke folur me Scott ose dikë tjetër”, u përgjigj Bella.