Lajmet e fundit

Ajo është bërë e njohur për veshjet me rrezikshmëri të lartë.
Nga në fustan që pothuajse shihej gjithçka që ajo ka poshtë, e deri te ky i tanishmi krejt transparent, Bella Hadid po e vërteton që është tepër krenare me trupin e saj.
Të hënën mbrëma, në një event të Christian Dior në Paris, ajo ka shkëlqyer duke mos i lënë asgjë imagjinatës.
Modelja dukej mahnitëse në një korset të tejdukshëm me shkëlqim, që ishte transparent në shfaqjen e aseteve të saj.
Në qafë ajo kishte vënë një qafore me plot shkëlqim dhe e grimuar shumë pak Bella e vërteton se është një bukuroshe e vërtetë.
