Lajmet e fundit

Bella Hadid mendon se biondet bëjnë më shumë qejf...
Super modelja 21 vjeçare mund të ketë krijuar emrin e saj si një zeshkane ‘bombë’, por në një intervistë për revistën “Allure’s September”, ajo zbuloi se është gjithmonë e gatshme të ndryshojë pamjen e saj karakteristike.
“Unë dëshiroj të bëhem një bionde, jam e fiksuar pas flokëve të gjata- e dua një gjë të tillë”, tha Hadid për magazinën.
Por ajo që është interesante për fiksimet e Bellës për flokët e bardha është se ajo në të vërtetë wshtw një bionde natyrale.
Nëse kthehemi në vitin 2016, modelja e Victoria's Secret i tha Allure se ajo zgjodhi të ngjyros flokët e saj në ngjyrë të kafes për arsye se ajo duhej ta krijonte një imazh më ndryshe se motra e saj, Gigi.
"Unë kam një personalitet më të errët, ndërsa motra ime duke qenë flokëverdhë dhe unë një zeshkane, është një ndarje e mirë”, tha Bella.