Lajmet e fundit

Të shohësh se si shkëlqen Bella Hadid në evenimente të ndryshme tashmë nuk mund të duket aspak befasi.
Megjithatë edhe kësaj radhe modelja e njohur Hadid u pa teksa shoqërohej bashkë me Kendall Jenner për të vazhduar me paraqitjet e tyre të radhës në pasarelat e modës, njofton Klan Kosova.
Kësaj radhe supermodelet amerikane vendosen që të mos duken të ngjashme në paraqitjet e tyre.
Bella si një bukuroshe që tregon dhe vet emri i saj, u pa e veshur me një fustan të ngjitur ngjyrë kafeje të lehtë, derisa mikesha e saj Kendall mbante të veshur dhe një xhaketë me ngjyrë prej ari, njofton Klan Kosova.
Që të dyja u panë teksa largoheshin nga evenimenti i Fashion Week Chanel në Paris.