Lajmet e fundit

Anësori i Manchester United, i cili kaloi pesë muaj në Borussia Dortmund pa u vërejtur shumë, mund të ndërrojë edhe kombëtare.
Ai tash bartë fanellën e Belgjikës, por që mediat nga ky vend shkruajnë se Januzaj, ka dëshirë që të përfaqësojë vendin prej nga vijnë prindërit e tij – Kosovën.
24matins shkruan që pritet që të mos udhëtojë me Belgjikën në kampionatin evropian, Franca 2016.
Ai do t’i bashkohet Kosovës, nëse vendi pranohet edhe në FIFA, pasi që tash në UEFA është pranuar, në kongresin e mbajtur me 03 maj, transmeton Klan Kosova.