Belgjika regjistroi ditën e dytë më vdekjeprurëse që nga fillimi i shekullit gjatë një vale të nxehti në qershor, sipas të dhënave paraprake të vdekshmërisë të publikuara të enjten nga agjencia belge e statistikave, Statbel.
Më 27 qershor vdiqën gjithsej 650 persona, ndërsa më 28 qershor numri ishte 640, shkruan DPA, transmeton klankosova.tv.
Këto shifra u tejkaluan vetëm gjatë pandemisë së COVID-19, kur më 10 prill 2022 humbën jetën 675 persona.
Mesatarisht, në Belgjikë vdesin rreth 300 njerëz çdo ditë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.