Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais.
“Belgjika ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, në kohën e luftës, por edhe në kohën e shtetndërtimit dhe shpeshherë ka qenë shtytëse edhe e vendeve tjera që të lëvizin në raport me Kosovën”, ka theksuar numri një I Kosovës.
Nga ana tjetër, shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën edhe të ardhmen e saj evropiane.
“E mirëpresim angazhimin për një Kosovë multietnike e tolerante”, ka shtuar ai.
Në fund, Thaçi ka thënë se diaspora kosovare në Belgjikë mbetet po ashtu urë lidhëse ndërmjet dy popujve, transmeton Klan Kosova.